Agjencia Zhurnal.mk.

Gjykata Speciale bastis banesën e ish-këshilltarit të Thaçit, Adil Behramaj

Gjykata Speciale ka bastisur sot banesën e Adil Behramaj, ish këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Lajmin për bastisjen e banesës së Behramajt e ka konfirmuar në një postim në Facebooj, Artan Behrami, po ashtu ish-këshilltar i Hashim Thaçit.

“Bastisja e banesës së mikut tonë dhe udhëheqësit të mediumit ‘Demokracia’, Adil Behramajt, nga Prokuroria e Gjykatës Speciale është një skandal i paprecedent. Ky është një kërcënim i hapur ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave në Kosovë. Pa paragjykuar motivet, frikësimi i gazetarëve nuk i bën nder Prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara”, ka shkruar ish këshilltari tjetër i Thaçit.

Ndërkaq, lidhur me bastisjen e banesës së Adil Behramajt, Telegrafi i ka dërguar pyetje Gjykatës Speciale.

Nga Gjykata Speciale në një deklaratë me shkrim për shkrim për Telegrafin kanë thënë se nuk duan të komentojnë lidhur me hetimet.

“Zyra e Prokurorit Special nuk komenton hetimet e saj”, thuhet në deklaratë. 

Bastisja e banesës së mikut tonë dhe udhëheqësit të mediumit ‘Demokracia’, Adil Behramajt, nga Prokuroria e Gjykatës…

Posted by Artan Behrami on Wednesday, February 22, 2023

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky