Agjencia Zhurnal.mk.

Gjykatësi Ivan Xholev, kryetar i ri i Shoqatës së gjyqtarëve

Shkup, 30 prill – Kryetari aktual i Gjykatës Penale në Shkup, gjykatësi Ivan Xholev sot është zgjedhur për kryetar të Shoqatës së gjyqtarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Sot në Kuvendin e rregullt zgjedhor në prani të delegatëve të filialeve të gjyqësorit, Shoqata e gjyqtarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka zgjedhur gjyqtarin Ivan Xholev për kryetar të ri”, kumtoi sot pasdite Shoqata e gjyqtarëve.

Xholev vjen në vendin e kryetari të deritanishëm të Shoqatës së gjykatësve, gjykatësit Xhemali Saiti. 

Mandati i kryetarit të Shoqatës së gjyqtarëve është katër vjet.

Në seancën e sotme, siç thuhet në njoftim, janë zgjedhur edhe anëtarët e Bordit të ri drejtues dhe mbikëqyrës të Shoqatës së gjyqtarëve. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky