Agjencia Zhurnal.mk.

Glavçev: Bullgaria e mbështet integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Shkup, 15 maj – Kryeministri i Bullgarisë, Dimitar Glavçev thotë se vendi i tij e mbështet integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

“Bullgaria disa herë ka deklaruar se është për perspektivën evropiane të vendit, por duhet të bëhen hapa gjatë rrugës, nëse ka një vullnet të tillë Maqedonia që të bëhet anëtare e BE-së, që do të thotë respektimin e marrëveshjeve”, tha Glavçev.

Kryeministri bullgar thotë se vendi i tij nuk do të jetë pengesë për integrimin e Maqedonisë në BE, nëse respekton marrëveshjet ndërkombëtare.

Kujtojmë se presidenti bullgar Rumen Radev dërgoi një paralajmërim të ashpër për politikanët në Maqedoni.

“Perspektiva evropiane e vendit varet nga zbatimi i rreptë i marrëveshjeve ndërkombëtare në të cilat është anëtar, si dhe nga hapat e miratuar nga Këshilli Evropian në korrik 2022. Korniza e negociatave nuk do të rishikohet”, deklaroi Radev.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky