Agjencia Zhurnal.mk.

GLPS konsideron se Projektligji aktual për Fondin Sovran rrezikon ekonominë e tregut në Kosovë

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka reaguar lidhur me Projektligjin për Fondin Sovran, pasi sipas kësaj organizate rrezikohet seriozisht ekonomia e tregut në Kosovë.

Në reagimin e GLPS thuhet se janë të shqetësuar me pjesë të caktuara të përmbajtjes së këtij Projektligji dhe mënyrës se si është konceptuar Fondi Sovran në përgjithësi.

“Këto të fundit, karakterizohen nga një shpërfillje flagrante për themelet e ekonomisë së tregut, kjo e fundit e sanksionuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Që të jetë e qartë, GLPS nuk kundërshton idenë e një Fondi Sovran apriori, por kundërshton autorizimet aktuale të Fondit Sovran që të bëj investime në kompanitë private (të brendshme) ku shteti bëhet pjesëmarrës në ekonomi, dhe kështu i vie fundi ekonomisë së tregut.

Ne tërheqim këtë paralele në mes të Shtetit dhe Fondit Sovran, sepse kjo e fundit është alter ego e të parës”, thuhet më tej.

“GLPS thekson se do të ishte e gabuar të thuhet se tek ne kemi ekonomi të lirë të tregut që lulëzon, dhe se atë po e rrezikon ky Projektligj. Përkundrazi. Por, eksploatimi i kësaj gjendje përmes Fondit Sovran – ndër të tjera – si shoqëri aksionare që investon në kompani të brendshme private dhe komplementohet nga skema e sipërmarrjeve kampionë, është e destinuar të vë vulën e fundit mbi tregun e lirë, edhe ashtu fragjil në Kosovë

Andaj, GLPS apelon tek deputetët e Kuvendit të Kosovës që të mos e votojnë këtë Projektligj, i cili është e domosdoshme që në disa pjesë të ndryshohet, në mënyrë që të jetë në përputhje me Kushtetutën tonë, dhe parimet e tregut të lirë”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky