Agjencia Zhurnal.mk.

 Goditi çiklistin me veturë dhe u largua – policia në kërkim të autorit

Një 61 vjeçar nga Shkupi ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi mbrëmjen e kaluar ishte goditur nga një autmomjet, përcjell KlanM. Shoferi i automjetit nuk ishte ndalur në vendngjarje, por ishte larguar me shpejtësi. Policia është vënë në kërkim të autorit.

“Më 13.01.2024 në ora 20:30 në Shkup është raportuar se në kryqëzimin nga rruga ‘1’ dhe rruga ‘7’ në Lisiçe të Poshtme, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin një automjet ka goditur biçikletën e drejtuar nga S.J (61) nga Shkupi, pas së cilës mjeti është larguar nga vendi i ngjarjes. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar S.J, i diagnostikuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit ‘Shën naumi i Ohrit’ në Shkup. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Related posts

Nëntë raportime për dhunë në familje, shumica e rasteve ndaj grave

D V

Bastisje në rrethinën e Strumicës, gjendet drogë, arrestohet shpërndarësi

D V

Ndalohet një 45-vjeçar nga Strumica, kapet me lëndë narkotike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky