Agjencia Zhurnal.mk.

Goditi portierin kundërshtar, babai i dy talentëve shqiptarë dënohet rëndë nga gjykata italiane

Një episod i pakëndshëm u regjistrua pasi përfundoi ndeshja e Serie C mes Cesenës dhe Olbias.

Te skuadra e Cesenës aktivizohet talenti shqiptar Kristjan Shpendi, derisa në atë ndeshje u lëndua nga portieri i Olbias, Filippo Rinaldi.

E me ta parë djalin e tij të lënduar, babai i Kristjan Shpendit, Limani u fut në fushë duke goditur portierin me grusht.

Edhe pse kërkoi falje për gjestin e shëmtuar, Liman Shpendi nuk i ka shpëtuar drejtësisë italiane që ka vendosur ta përjashtojë për tre vite nga impiantet sportive.

Në këtë formë, për tre vitet e ardhshme Liman Shpendi është i detyruar që djemtë e tij, Kristjan Shpendi pjesë e Cesenës dhe Stiven Shpendi pjesë e Empolit në Serie A, t’i ndjekë vetëm nga televizioni pasi në tribuna do ta ketë të pamundur.

Është një goditje e rëndë për Liman Shpendin, i cili kërkoi falje të sinqertë duke thënë se gaboi që u fut në fushë, por ai tani deri në vitin 2027 nuk mund të futet në asnjë stadium në Itali. 

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky