Agjencia Zhurnal.mk.

Google hapi aplikacionin Wallet edhe në Maqedoninë e Veriut

Google Wallet po zgjerohet në më shumë vende të botës dhe siç duket kësaj here e ka pasur radhën Ballkani, raporton PCW. Përmes një postim komuniteti, Google Wallet tashmë është i disponueshëm në 5 vende të reja ku përfshihet Shqipëria, Argjentina, Bosnje dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Me mbështetjen e shtuar, përdoruesit mund të shkarkojnë aplikacionin Google Wallet në pajisjet e tyre Android dhe nëse NFC mbështetet mund të paguajnë përmes telefonit të tyre.

Këto vende të reja gjithashtu kanë mbështetje për Google Wallet në Wear OS. Megjithatë mbështetja e Google Wallet varet edhe nga banka juaj apo ofruesit e kartës së kreditit më tepër sesa nga vendi ku orohet.

Për shembull në Maqedoninë e Veriut funksionon vetëm me NLB Bank ndërsa në Shqipëri vetëm me kartat e lëshuara nga ProCredit Bank. Google ka një faqe suporti ku detajon bankat të cilat mbështeten në çdo vend të botës përfshirë pesë vendet e reja.

Related posts

Teknologjia e re e inteligjencës artificiale e Google që “mund të gjejë syzet e humbura”!

D V

Për të qenë të qartë: TikTok dallon përmbajtjen e krijuar nga Inteligjenca Artificiale

D V

Vjen GPT-4o – çfarë thotë për këtë risi Mira Murati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky