Agjencia Zhurnal.mk.

Google po konsideron tarifimin e rezultateve premium të mundësuara nga Inteligjenca Artificiale

Sipas një raporti, Google po konsideron tarifimin e përdoruesve për rezultatet “premium” të kërkimit që mundësohen nga Inteligjenca Artificiale (Al).

Gjiganti i teknologjisë thuhet se është duke eksploruar disa ide rreth përdorimit të teknologjisë, ku përfshihen edhe mjetet e zgjeruara të kërkimit si pjesë e shërbimeve premium të abonimit.

Bëhet e ditur se motori kryesor i kërkimit të Google do të mbetet i lirë për t’u përdorur sipas propozimeve, me përmbajtje shtesë të disponueshme për ata që paguajnë tarifë.

Gjithashtu, së bashku me rezultatet e kërkimit do të vazhdojnë të shfaqen edhe reklamat, shkruan skynews.

Ndryshe, më shumë se një miliard njerëz e përdorin mjetin e kërkimit çdo muaj.

Tashmë, Google tarifon për disa veçori të tilla si hapësira shtesë e ruajtjes dhe shërbimi Al Premium i cili siguron qasje në asistentin e saj të ri Gemini Al në Gmail dhe Docs.

Por, kjo do të shënonte herën e parë që ndonjë nga produktet kryesore të kompanisë do të vihej pas një muri pagesash.

Edhe pse inxhinierët po punojnë në zhvillimin e mjeteve të përmirësuara me Al, ende nuk kanë vendosur nëse ose kur do ta prezantojnë funksionin.

Ky veprim nga kompania vjen mes konkurrencës intensive midis kompanive tjera teknologjike mbi Al dhe mënyrën e përdorimit të saj.

Related posts

Teknologjia e re e inteligjencës artificiale e Google që “mund të gjejë syzet e humbura”!

D V

Për të qenë të qartë: TikTok dallon përmbajtjen e krijuar nga Inteligjenca Artificiale

D V

Vjen GPT-4o – çfarë thotë për këtë risi Mira Murati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky