Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes së armatosur në një market në jug të Mitrovicës.
Rasti ka ndodhur të martën në ora 20:55, në rrugën “Ferat Dragaj” në Mitrovicë.
“Tre viktima, dy meshkuj dhe një femër kosovarë, derisa kanë qenë duke punuar në market, një person i panjohur nën kërcënimin e armës u ka grabitur një shumë parash prej 781.20€ dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.
Në lidhje me rastin janë intervistuar tre viktimat dhe dy dëshmitar, nuk raportohet për të arrestuar.
Rasti në procedurë hetimore.