Agjencia Zhurnal.mk.

Greva e specializantëve privat përkohësisht është pezulluar

Shkup, 22 prill – Specializantët privat përkohësisht e pezullojnë grevën e përgjithshme për shkak të pacientëve, ndjeshmërinë e periudhës dhe punën e vështirë të klinikave në kompleksin “Nënë Tereza”, por çdo të martë gjatë pushimit do të dalin në park para klinikave interne për të përkujtuar se duhet të zgjidhen kërkesat e tyre.

 Mjekja Hristina Ilioska Çeshllaroska, specializante private e mjekësisë interne, tha se publikisht distancohen nga çdo lidhje dhe motivim politik. Motivi i vetëm për grevën, siç thekson, ishte që ata ishin shtyrë në prag të ekzistencës. Ajo dërgoi mesazh në emër të kolegëve të saj se nuk do të heqin dorë derisa të zgjidhen kërkesat e tyre dhe se menjëherë pas zgjedhjeve do të kërkojnë zgjidhje të problemeve.

Edhe kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Specializantë, mjekja Aleksandra Georgieva theksoi se pezullimi i grevës nuk do të thotë heqje dorë nga asnjë kërkesë.

Georgieva tha se të dhënat tregojnë që mbi 70 për qind e studentëve të Fakultetit të Mjekësisë në mënyrë aktive e mësojnë gjuhën gjermane, që sipas saj nuk është e rastësishme. Sipas statistikave të Shoqatës së Mjekëve të Maqedonisë, mbi 250 mjekë çdo vit e braktisin vendin tonë që është e barabartë me numrin e studentëve që regjistrohen në Fakultetet e Mjekësisë.

Qeveria në seancë të martën solli vendim që statusi i specializantëve privat të zgjidhet pas zgjedhjeve me propozim zgjidhjet ligjore me të cilat do të parashikohen të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre të përgjithshme. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky