Agjencia Zhurnal.mk.

Gripi sezonal kalon pragun epidemik – rreth 40 mijë raste nga tetori

Nga 2 nëntori deri më 7 janar të këtij viti në Kosovë janë regjistruar rreth 40 mijë raste të gripit sezonal.

Kështu të paktën ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, i cili ndër të tjera ka theksuar se vetëm në javën e parë të vitit 2024 janë raportuar mbi 5 mijë e 700 raste me grip sezonal që do të thotë se ka kalim të pragut epidemik.

IKSHPK bën të ditur se intensiteti i Influencës sezonale (Gripit) sipas numrit të rasteve të raportuara për javën e parë të vitit 2024 paraqitet në aktivitetin e lartë të qarkullimit, ka shënuar rritje dhe e ka kaluar pragun epidemik”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Në këtë periudhë, janë testuar gjithashtu edhe 326 mostra nga pacientët, si raste të dyshimta për COVID-19.

Nga to 63 kanë dalë pozitive apo diku rreth 19.32 për qind.

Ministria e Shëndetësisë në anën tjetër përmes një komunikate për media kishte bërë thirrje që qytetarët të kenë kujdes të shtuar e po ashtu që të konsultohen me mjekun familjar.

“Sipas të dhënave të fundit nga IKSHPK dhe nga institucionet shëndetësore, intensiteti i gripit sezonal sipas numrit të rasteve të raportuara për javën e parë të vitit 2024, paraqitet me aktivitet më të lartë të qarkullimit dhe krahasuar me javën paraprake ka shënuar rritje dhe e kalon pragun epidemik. Si rrjedhojë apelojmë për vigjilencë të shtuar”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ndërsa, janë theksuar edhe masat e rëndësishme për parandalim.

“Mbuloni hundën dhe gojën kur të teshtini dhe kolliteni, praktikoni higjienën e duarve dhe shmangni kontaktet e afërta me të sëmurët, nëse jeni të sëmurë, qëndroni në shtëpi për të parandaluar përhapjen e mëtejshme, ushqimi i shëndetshëm me më shumë lëngje, kryesisht vitaminoz dhe gjumi i mjaftueshëm janë të rëndësishëm”.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky