Agjencia Zhurnal.mk.

Groposja e derrave në Reçicë / Banorët kundër, thonë se s’po respektohen masat mbrojtëse

Shkup, 9 janar – Për shkak se druajnë për shëndetin e tyre, banorët e fshatit Reçicë të Kumanovës nuk po lejojnë që derrat e ngordhur nga murtaja afrikane të varrosen afër shtëpive të tyre.

Përveç se derrat e ngordhur po ua sjellin në prag të shtëpisë nga një fshat që ndodhet në anën tjetër të qytetit, reçicasit thonë se nuk janë respektuar as masat mbrojtëse.

“Shtabi i Krizave ishte dje pas orës 12 me sa di unë, ndërsa derrat groposen tashmë katër ditë. Çfarë leje kishte Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë?! Kishte katër gropa me derra, e tash se nga sa copë janë brenda, këtë e di veç Zoti. Shiheshin derrat, nuk kishte as gëlqere, as mjete për dezinfektim”.

“Na thanë se s’mund të na bëni asgjë, sepse nëse duam do tua groposim në oborr”.

Për shkak të keqkuptimeve mbrëmë situata arrite deri aty sa të duhej ndërhyrja e policisë, pas çka u ndaluan 4 persona që sulmuan policinë, dy prej të cilëve kanë mbetur të lënduar. Por nga ana tjetër banorët pohojnë se ata janë sulmuar.

Lokacioni ku janë groposur derrat është afër aeroportit sportiv të Axhitepe, vetëm disa kilometra nga qendra e Kumanovës.

“Kjo është rruga afër fshatit Reçicë të Kumanovës që të çon tek gropat të parapara për groposjen e derrave të cilët kanë ngordhur nga murtaja afrikane”, raporton gazetarja Fazile Halili.

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka kumtuar se groposja e derrave bëhet në lokacionin e përcaktuar nga vetëqeverisja lokale. Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim dje ka mbajtur mbledhje ku ka arritur në përfundimin se Agjencia e Veterinarisë duhet të sigurojë masa mbrojtëse, ndërmarrjet publike të ofrojnë mbështetje logjistike, MPB Kumanovë duhet të asistojë në proces. Nëpërmjet shërbimeve duhet të përcaktojnë vendet e reja për groposje.

Përndryshe, gjendja me murtajën afrikane në Kumanovë është stabile.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky