Agjencia Zhurnal.mk.

Grubi: I tmerruar nga vrasja e 14 vjeçares nga Shkupi, autorët të dalin para drejtësisë

Shkup, 3 dhjetor – Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka reaguar i tmerruar për vrasjen e 14 vjeçares nga Shkupi, Vanja Gjorçevska.

Grubi ka apeluar organet kompetente të kryejnë punën e tyre për zbardhjen e plotë të rastit.

Statusi i plotë:

I tmerruar nga rrëmbimi dhe vrasja e 14 vjeçares, Vanja Gjorçevska.

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimës.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria kanë punuar intenzivisht për ta zbardhur rastin që tronditi gjithë shoqërinë duke sjellur para drejtësisë autorët e dyshuar të këtij krimi makabër.

Individë të caktuar në rrjete sociale po përpiqen ti japin dimension etnik këtij krimi dhe kjo tendencë paraqet krim të dyfishtë.

Familja dhe e gjithë shoqëria janë në dhimbje dhe mosbesim, ndaj dhimbjen me të gjithë, ndërsa bashkarisht duhet ti shporrim nga mesi jonë vrasësit, komplotistët dhe nxitësit!

https://www.facebook.com/photo/?fbid=899831614839691&set=a.262689908553868

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky