Agjencia Zhurnal.mk.

Grubi: Nuk mund të bashkëpunojmë me parti të cilat janë kundër integrimit europian

Shkup, 5 tetor – Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive Artan Grubi sonte i ftuar në Emisionin “Vetëm intervistë” në televizionin Kanal 5, në lidhje me bashkëpunimin me VMRO-DPMNE-në tha se nuk mund të bashkëpunojmë me parti të cilat janë kundër integrimit europian.

“Nuk do të mund të bëjmë bashkëpunim me parti të cilat nuk e njohin Marrëveshjen e Ohrit, Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, dhe të cilat i mbajnë peng qytetarët me një patriotizëm të rremë. Të rinjtë nuk kanë nevojë për këtë lloj patriotizmi ato kanë nevojë për realizimin e amendamenteve kushtetuese, që do të ju mundësojë qytetarëve që të mos ikin nga vendi jonë, dhe të kuptojnë se gjuha maqedonase dhe identiteti me ndryshimin kushtetues nuk preket fare, përkundrazi do të jetë gjuhë që do të njihet edhe nga Bashkimi Europian”, tha Grubi.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky