Pep Guardiola është duke e kërkuar me ngulm futbollistin e River Plates, Julian Alvarez.
Tekniku dëshiron ta përforcojë skuadrën në pjesën e sulmit dhe argjentinasi shihet si ideali për këtë gjë.
Alvarez aktualisht është 22-vjeçar, por që performancat e tij kanë treguar se ai mund të jetë ndër lojtarët me të ardhmën më të ndritur në futboll.
Gjatë këtij sezoni ai ka shënuar në total 14 gola dhe katër asistime në 17 ndeshje.
Pos Cityt, në garë për shërbimet e lojtarit janë edhe Sevilla e Olimpique Marseillie.