Agjencia Zhurnal.mk.

Guardiola ‘ndryshon’ klauzolën për të arritur te rinovimi automatik i kontratës së Haalandit

Rinovimi i Pep Guardiolës deri në vitin 2025 nga Manchester City shkaktoi një ndryshim në kushtet e angazhimit të Erling Haaland në skuadrën nga Etihad.

Pavarësisht se Haaland nënshkroi deri në vitin 2027, viti i shënuar me të kuqe nga të gjithë ishte viti 2024 kur hyn në fuqi klauzola prej 200 milionë eurosh.

Por, sipas Oriol Domenech nga Catalunya Radio, angazhimi i tij ishte i lidhur me të ardhmen e Guardiolës.

U saktësua se klauzola e largimit do të zgjatej nëse katalunasi rinovonte. Pep tashmë e ka bërë këtë, deri në qershor 2025, dhe për këtë arsye edhe klauzola e sulmuesit është rinovuar automatikisht.

Guardiola zbarkoi në Etihad në vitin 2016 dhe që atëherë e ka bërë Cityn klubin më të fuqishëm në Angli.

Ata kanë fituar katër nga pesë sezonet e fundit të Ligës Premier, një FA Cup, katër Kupa të Ligës dhe dy Community Shields.

Përveç kësaj, ata ishin një herë finalist në Ligën e Kampionëve në sezonin 2020/21, ku humben nga Chelsea dhe një herë në gjysmëfinale vitin e kaluar ndaj Real Madridit.

Guardiola doli bosh vetëm në sezonin e tij të parë (2016/17). Pas paraqitjeve të tij të mira, katalunasit iu rinovua deri në vitin 2025 dhe kjo lëvizje sjell pasoja me Haaland që tashmë dihen.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky