Agjencia Zhurnal.mk.

Guardiola shfrynë ndaj kritikëve pas barazimit me RB Leipzig

Pep Guardiola edhe një herë iu rikthye sarkazmës pasi pa Manchester Cityt të lërë epërsinë me një gol kundër RB Leipzig të mërkurën, në ndeshjen e fazës së 1/8-tës e cila u mbyll me barazim 1-1.

Riyad Mahrez kishte kaluar në epërsi ekipin e Cityt që dukej se po shkonte drejt një fitoreje rutinë duke shkuar në pjesën e parë. Por, Leipzig u tregua tjetër skuadër pas pushimit dhe përpjekjet e tyre u shpërblyen kur Josko Gvardiol shënoi me kokë 20 minuta pas pushimit.

Guardiola, i cili refuzoi të sillte një zëvendësues të vetëm për herë të parë gjatë kohës së tij te City, ofroi një përgjigje thumbuese pas përfundimit të takimit.

“Çfarë prisni? A po luajmë një lojë miqësore këtu? Sa ndeshje keni parë nga Leipzig?”, ka thënë fillimisht Guardiola për BT Sport pas ndeshjes.

“Disa njerëz presin që ne do të fitojmë 0-5, ky nuk është realiteti. Është një garë ku shumë ekipe të rëndësishme janë jashtë fazës së grupeve, por është e vështirë dhe ne e dinim”.

“Është ndeshja jonë e katërt në dhjetë ditë, shumica larg, udhëtimet…”.

“Jemi një ekip i mirë dhe bëjmë shumë gjëra të mira dhe do të vazhdojmë të bëjmë, por disa njerëz presin që ne të vijmë dhe të fitojmë 0-4, më vjen keq”, përfundoi trajneri i Cityt. 

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky