Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guteresh deklaroi se rreziku i konfrontimit bërthamor është rikthyer pas mungesës dekadore dhe u ka bërë thirrje vendeve me armë bërthamore të zotohen se nuk do të jenë të parat që do t’i përdorin ato.
“Çdo sulm ndaj termocentralit bërthamor është ‘vetëvrasës’”, paralajmëroi Guteresh, duke iu referuar sulmeve të fundit ndaj termocentralit bërthamor të Zaporozhjes të Ukrainës, më i madhi në Evropë.
Guteresh këtë e deklaroi në konferencë për shtyp në Tokio pasi mori pjesë në një ceremoni përkujtimore të shtunën në shënimin e 77 vjetorit të bombardimit të parë atomik në botë.