Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, u kap në një pikë karburanti me të dashurën e tij, Isabel Johansen.
Asgjë e çuditshme deri këtu, pasi edhe futbollistët duhet të furnizohen me karburant për makinat e tyre, përveç se makina me të cilën ai u shfaq është një Rolls-Royce Cullinan i bardhë me vlerë rreth 400 mijë euro.
Futbollisti doli nga makina me një tuta ngjyrë kremi, ndërsa partnerja e tij zgjodhi një pamje më ndryshe me xhinse blu, një bluzë të zezë dhe Air Jordan 1s bardh e zi.
Të dy u ndalën për një pushim të shkurtër në lokalin e karburantit dhe më pas filluan të mbushnin makinën me karburant.
Për ta mbushur rezervuarin norvegjezi harxhoi rreth 140 euro.