Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare e ka vizituar një delegacion gjerman, i prirë nga deputeti Thomas Hacker ku kanë diskutuar për organizimin e edicionit të dytë të Forumit Ekonomik Gjermano-Kosovar që doi të mbahet këtë vit në muajin tetor.
Në njoftimin për media, thuhet se Nora Hasani kryetare e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare e ka informuar delegacionin gjerman mbi zhvillimet e fundit ekonomike, shkëmbimin tregtar mes Kosovës dhe Gjermanisë dhe mbi investimet gjermane që po bëhen në Kosovë.
“Një nga temat kryesore të diskutimit ishte edhe Forumi Ekonomik Gjermano-Kosovar që mbahet këtë vit në muajin tetor do të mbahet edicioni i dytë i Forumit Ekonomik. Edicioni i parë i Forumit Ekonomik Gjermano-Kosovar ka pasur një ndikim mjaftë pozitiv dhe ka zgjuar kureshtjen e kompanive gjermane për investim në tregun kosovar, ku edhe nga z. Hacker është parë si një mundësi për të intensifikuar edhe më tej marrëdhëniet bilaterale ekonomike mes dy vendeve”, thuhet në njoftim.