Zv.presidenti kinez Han Zheng, i cili ndodhet në Nju-Jork për të marrë pjesë në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, u takua të hënën me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres dhe sekretarin e Shtetit të ShBA-së Antony Blinken.
Han i tha Guterresit se bota sot përballet me ndryshime të përshpejtuara të papara në një shekull, me ndërthurjen e faktorëve të ndryshëm të paqëndrueshëm dhe të pasigurt.
Sa më komplekse dhe më e zymtë të jetë gjendja ndërkombëtare, aq më e nevojshme është të ruhet multilateralizmi i vërtetë dhe aq më shumë bota ka nevojë për një OKB të fortë, theksoi ai.
Nga ana e tij, Guterres falënderoi Kinën për mbështetjen e vendosur për kauzën e OKB-së dhe shprehu vlerësim për nismat e rëndësishme të propozuara nga presidenti kinez.
Gjatë takimit me Blinkenin, Han tha se marrëdhëniet e shëndetshme dhe të qëndrueshme kino-amerikane janë në të mirë për të dy vendet dhe botën.
Duke përshkruar zhvillimin e Kinës si një mundësi e jo një sfidë, një përfitim e jo një rrezik për Shtetet e Bashkuara, Han tha se të dy palët mund të kontribuojnë në përparimin e njëra-tjetrës dhe të arrijnë lulëzimin e përbashkët.
Han shprehu shpresën se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me Kinën për të realizuar konsensusin e rëndësishëm të arritur nga të dy krerët e shtetit në Bali të Indonezisë shkruan CMG.
Blinken, nga ana e tij, u shpreh se Shtetet e Bashkuara mirëpresin forcimin e komunikimit, menaxhimin e dallimeve dhe përparimin e bashkëpunimit me Kinën