Është arrestuar një person pasi kishte hapur një llogari në rrjetet sociale në emër të huaj, dhe kontaktonte me persona të ndryshëm.
Policia tregon se është identifikuar dhe më pas është arrestuar i dyshuari.
Fushë Kosovë, 07.07.2022-08:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se një person i panjohur në rrjetet sociale kishte hapur llogari në emër të tij dhe i njëjti kontakton me persona të ndryshëm. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.