Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se është dashur që të pranohet kërkesa e ShBA-ve në kohën kur u parashtrua ajo.
Në një postim në Facebook, Haradinaj theksoi se situata që vendi gjendet, kërkon një zgjidhje për veriun e vendit, dhe nëse nuk arrihet ajo, ndonëse mund të mos jetë e përkryer, situata po shkon drejt eskalimit, përcjell arbresh.info.
“Të dashur qytetarë,
Zgjidhja më e mirë do të ishte pranimi i kërkesës amerikane në kohë.
Në situatën e krijuar tani, duhet të gjendet një zgjidhje, e cila mund të mos jetë e përkryer.
Por, pa zgjidhje për gjendjen në veri të vendit, situata është keq dhe drejt eskalimit.” – shkroi ai.