Agjencia Zhurnal.mk.

Haradinaj kujton Tahir e Nebih Mehën: Rezistencën dhe trimërinë e tyre e pasoi UÇK-ja

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroizmin e familjes Meha me rastin e 43-vjetorit të rënies heroike të Tahir e Nebih Meha.

Haradinaj ka thënë se ata ranë në përballje të pabarabartë me qindra forca jugosllave.

“Në 43-vjetorin e rënies, kujtojmë heroizmin e familjes Meha në Prekaz. Me nder e respekt, përulemi para trimërisë së Tahir e Nebih Mehës, që ranë në përballje të pabarabartë me qindra forca jugosllave.

Rezistencën dhe trimërinë e Tahirit dhe Nebihut, e pasoi UÇK-ja për dëshmi para historisë, se ka kush i del zot atdheut, sakrificë që u kurorëzua me liri dhe shtet të pavarur. Lavdi të gjithë trimave të Kosovës!”, ka thënë Haradinaj. 

Në 43-vjetorin e rënies, kujtojmë heroizmin e familjes Meha në Prekaz. Me nder e respekt, përulemi para trimërisë së…

Posted by Ramush Haradinaj on Monday, May 13, 2024

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky