Agjencia Zhurnal.mk.

Haradinaj, Kurtit: “Koha është për veprim”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, më anë të një postimi në Facebook i është drejtuar kryeministrit të vendit, Albin Kurtit, duke i kërkuar që të veprojë në plotësimin e pesë pikave të përcaktuara nga ai.

“1. Përfundojeni Strategjinë e Sigurisë së Republikës së Kosovës”

“2. Sillni në Kuvend amandamentet e Ligjit të FSK, me nenin për donacione”

“3. Sillni në Kuvend projektligjin për Fondin për Donacione për FSK”

“4. Rishikojeni vendimin tuaj për projektin e gazsjellësit amerikan dhe miratojeni të njëjtin, pasi që nuk është vetëm projekt ekonomik por edhe i sigurisë”

“5. Hiq dorë nga dialogu i teknikëve dhe përcaktohu në procesin e marrëveshjes finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, – ka shkuar Haradinaj,

Ish-kryeministri po ashtu shtoi se çdo hezitim e vonesë për të vepruar në këtë drejtim, është rrezikim i sigurisë së vendit, për çka do ta mbajnë përgjegjës kreun e ekzekutivit!

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky