Agjencia Zhurnal.mk.

Harmonizim i gjyqësorit me standardet europiane

Shkup, 2 Qershor – Rritja në kontinuitet e aktvendimeve kundër RMV-së sa i përket shkeljes së të drejtës për gjykim në afat të arsyeshëm ishte shkak për vendosjen e sistemit për gjetjen e një zgjidhjeje efikase.

Gjykata Supreme ka vendosur sistem ku janë formuar tre këshilla, prej të cilëve një për ankesa.

Sipas kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi, prioritet mbetet futja e sistemit efikas gjyqësor që ofron mbrojtje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, në mesin e të cilave edhe të drejtën e gjykimit në afat të arsyeshëm që garantohet me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejta të Njeriut.

“Prioritet i ynë është vendosja e sistemit efikas gjyqësor i cili siguron mbrojtje të të drejtave dhe lirive themelore në mesin e të cilëve edhe të drejtën për gjykim në afat të arsyeshëm me qëllim kthimin e besimit të qytetarëve në gjyqësorin e RMV-së për të cilin synojmë të jetë modern dhe evropian.”,- tha kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi.

Për përmirësimin e efikasitetit të sistemit gjyqësor me ekspertë do të ndihmojë edhe Këshilli i Evropës. Shtyrja e paarsyeshme e gjykimeve ndikon në kredibilitetin e gjyqësorit dhe e fundos besimin e qytetarëve në sistemin gjyqësor.

Gjykata për të Drejtat e Njeriut nuk mundet që t’i zbatojë të drejtat e njeriut në gjithë Evropën vet atë duhet ta bëjnë edhe gjykatat e vendit.

 “Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut nuk mund t’i zbatojë të drejtat e njeriut e vetme në gjithë Europën. Parimi i subsidiaritetit nënkupton se autoritetet nacionale para së gjithash kanë përgjegjësi për mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe sigurimin e mjeteve juridike për të. Përgjegjësi është e secilit vend që të organizojë gjyqësorin që të përgjigjet në mënyrë adekuate në ndarjen e drejtësisë.”,- theksoi drejtori për të drejtat e njeriut pranë Këshillit të Evropës, Kristof Poirel.

Sfera e gjyqësorit nga rajoni këmbyen përvojat për avancimin e reformave në jurisprudencë dhe për sundimin e së drejtës, në Konferencën rajonale për praktikë gjyqësore në pajtueshmëri me standardet e e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky