Agjencia Zhurnal.mk.

Harry flet për periudhën pas vdekjes së të ëmës, sulmon sërish familjen mbretërore: Askush nuk më ndihmoi

Në dokumentarin e ri të Netflix, “Heart of Invictus”, Princi Harry ka sulmuar sërish familjen mbretërore, duke i akuzuar për neglizhencë kur u kthye nga Afganistani.

Në vitin 2008, Duka i Sussexit u kthye nga një mision ushtarak, por thuhet se nuk kishte njeri në familje që ta ndihmonte të përballonte traumat që kishte përjetuar.

“Fatkeqësisht, si shumë prej nesh, hera e parë që mendoni të shkoni në terapi është kur jeni shtrirë në dysheme, duke uruar që t’i zgjidhnit problemet e juaja më shpejt. Dhe kjo është diçka që doja ta ndryshoja”, tha ai.

Foto: Netflix

Dokumentari i ri, i cili tani është i disponueshëm në Netflix, i solli Harryt dhe Meghanit një fitim marramendës prej 80 milionë dollarësh dhe përbëhet nga pesë episode.

Në të, Harry prezantoi veten si baba i dy fëmijëve, bashkëshort dhe mbrojtës i Fondacionit ‘Invictus Games’, që ndihmon veteranët e luftës dhe rimëkëmbjen e tyre psikologjike.

Foto: Netflix

Dhe me këtë rast ai theksoi se sa e vështirë ishte të përballej me vdekjen e nënës së tij në moshën 12-vjeçare: “Edhe atëherë nuk kam pasur mbështetje. As familja dhe as një specialist që mund të më këshillonte dhe të sqaronte se çfarë po më ndodhte”.

Princi Harry dhe Meghan Markle kanë shpresa të mëdha për suksesin e dokumentarit të tyre të ri. 

Related posts

“A ke merak për bashkëshortin jashtë”, përgjigja epike e Françeskës bën banorët të ‘shpërthejnë’ në të qeshura

D V

Robert Berisha uron vajzën për ditëlindje: Sot nëntë vjet më zbukurove jetën

D V

Festivali i Filmit në Kanë: Lea Seydoux, Heidi Klum, Eva Green, Greta Gerwig dhe Meryl Streep shkëlqejnë gjatë prezantimit të filmit “Second Act”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky