Agjencia Zhurnal.mk.

Hasani: Diaspora shqiptare në Kroaci, urë lidhëse mes dy vendeve

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë të martën pasdite në ekspozitën “Shqiptarët në Kroaci”, të fotografit Roland Tasho.

Në një postim në rrjetet sociale, Hasani i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Kroaci, u shpreh se diaspora shqiptare diti të integrohet dhe të jetë një urë lidhëse mes dy popujve.

“Bashkë me kolegun e mikun Gordan Grlić Radman, në ekspozitën “Shqiptarët në Kroaci”, të fotografit Roland Tasho. Si kudo në diasporë, edhe në Kroaci, shqiptarët ditën të integrohen në qytetërimin, kulturën, e traditën vendase, të ofrojnë ndihmesën e tyre në fusha të ndryshme, duke u shndërruar në një urë që i lidh dhe i përafron dy popujt”, shkruan Hasani.

Ministri Hasani i shprehu mirënjohje deputetes shqiptare në Parlamentin kroat, Ermine Lekaj Prljaskaj mbështetja e pakursyer e së cilës bëri të mundur realizimin e ekspozitës dhe të albumit.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani po zhvillon një vizitë zyrtare në Kroaci. Ditën e martë Hasani u takua me Kryeministrin Andrej Plenković, të cili i shprehu mirënjohjen e qeverisë shqiptare për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia i ka dhënë Shqipërisë drejt integrimit evropian.

Hasani u prit në një takim edhe nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Gordan Grlić Radman, me të cilin zhvilloi edhe një konferencë për shtyp, ku deklaroi se “Shqipëria dhe Kroacia do të vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimin dypalësh, në frymën e partneritetit strategjik edhe me qeverinë e re në Zagreb”.

Gjatë pasdites, Hasani pati dhe një takim me përfaqësues të diasporës shqiptare.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky