Agjencia Zhurnal.mk.

Haxhiu fajëson Prokurorinë dhe Gjykatën për vendimin ndaj Pantiqit, thotë se Qeveria nuk ka gisht

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Prokuroria Speciale dhe Gjykata Themelore të cilat kanë marrë vendim që të ndërrohet nga masa e paraburgimit për ish-policin, Dejan Pantiq, në arrest shtëpiak, po inkurajon kriminelët në veri të Kosovës.

Haxhiu theksoi se Qeveria nuk ka gisht në këtë, dhe nuk duhet të drejtohet akuza në drejtim të Qeverisë, Kurti.

“Inkurajim për kriminelët që po e sfidojnë, dhe po i rrezikojnë qytetarët në veri, për ne ka qenë i pa pranueshëm. Unë mendoj që mjafton fakti që këto veprime të Prokurorisë dhe Gjykatës është inkurajim për kriminelët.

Ajo çfarë është e pa drejtë janë hedhur akuza në drejtim të Qeverisë, se kinse ka qenë Qeveria përgjegjëse për heqjen e masës së paraburgimit”, ka thënë Haxhiu në DebatPlus.

Ajo tha se është e pa pranushme për këdo që ka dhënë deklarata se kjo është bërë me miratimin e Qeverisë.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky