Agjencia Zhurnal.mk.

Haxhiu ka një thirrje ndaj deputetëve

Ka nisur të mbahet protesta e punëtorëve të KEK-ut, të cilët po kërkojnë lejimin e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve nga Trusti.

Kryetari i Sindikatës së KEK-ut, Nexhat Lluminca, tha se gjendja ekonomike në vend është e vështirë, andaj imponohet edhe kërkesa për tërheqjen e kursimeve.

“I lus gjithë deputetët e popullit të votojnë për popullin në këto ditë të vështira”, tha ai.

Pjesëmarrës në këtë protestë ishin edhe zyrtarë të BSPK-së, të cilët kërkuan tërheqjen e Trustit.

Ndërkohë, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili ka iniciuar këtë projektligj, ftoi gjithë deputetët e tjerë të mbështesin këtë nismë.

Seanca plenare e Kuvendit, ku ishte në rend të ditës, Projektligji që mundëson tërheqjen e Trustit është ndërprerë.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky