Agjencia Zhurnal.mk.

Haxhiu për pronën që iu regjistrua Manastirit: E zbatuam vendimin e padrejtë të Kushtetueses për shkak të anëtarësimit në KiE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një prononcim për media ka thënë se zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetues të vitit 2016, për transferimin e 24 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit, ka qenë kërkesë ndaj Kosovës për anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka thënë se sado që ai vendim i Kushtetutës ka qenë i padrejtë, duke e pasur parasysh rendësi  që ka anëtarësimi i Kosovës në këtë mekanizëm ka ë konsideruar që duhet të adresohet kjo çështje.

“Për interesimin e Kosovës në Këshillin e Evropës siç e ka përmendur edhe kryeministri Kurti na është vendosur që Kosova ta zbatojë një vendim të padrejtë të Gjykatës Kushtetues të vitit 2016. Duke e pasur parasysh rëndësinë që ka anëtarësimi i Kosovës në këtë mekanizëm tejet të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës por edhe vet për shtetin e Kosovës kemi konsideruar që duhet të adresohet dhe kemi vazhduar tutje. Tani përpjekja jonë është për hapat e radhës të Komiteti, Asambleja dhe tek Ministrat”, ka thënë ajo.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky