Agjencia Zhurnal.mk.

Heihe i shpërblen ata që ofrojnë të dhëna për shpërthimin e fundit të COVID-19

Autoritetet e qytetit kinez, Heihe, janë duke ofruar 15.000 dollarë amerikanë për secilin që mund të ofrojë detaje për shpërthimin e fundit të koronavirusit.

Kina ka regjistruar 43 raste lokale më 9 nëntor, dhe shpërthimi i fundit ka prekur 20 provinca dhe rajone.

Vala e fundit ka rezultuar me miliona persona nën izolim, me ashpërsim të trafikut të brendshëm, duke përfshirë anulimin e shumë udhëtimeve me aeroplanë dhe trena.

Ndonëse shumica e vendeve të Azisë janë duke hequr kufizimet në lëvizje, zyrtarët në Pekin janë duke zbatuar një strategji të ashpër kundër virusit, e cila, sipas autoriteteve shëndetësore ka mbajtur nën kontroll pandeminë.

“Në mënyrë që të zbulojmë burimin e shpërthimit të virusit sa më shpejt që është e mundur, dhe të kemi njohuri për zinxhirin e përhapjes, është e nevojshme që të gjithë luftojnë pandeminë”, ka thënë Qeveria e qytetit Heihe, i cili gjendet në kufi me Rusinë.

Zyrtarët po ashtu kanë thënë se rastet e kontrabandës duhet të raportohen menjëherë dhe ata persona që janë përfshirë në këto raste duhet t’i sterilizojnë mallrat dhe t’i testojnë ato.

Kina ka miratuar pesë vaksina kundër koronavirusit, mirëpo efekti i tyre dallon nga 50 deri në 82 për qind.

Agjencia kineze e lajmeve, Xinhua, ka hedhur poshtë kritikat ndaj qasjes së Kinës, duke thënë se “masat e rrepta janë mënyra më e mirë për të ruajtur jetët e njerëzve” dhe ka thënë se përpjekjet e Pekinit janë të padiskutueshme.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky