Agjencia Zhurnal.mk.

Hisni Ismaili nënkryetar i ri i Kuvendit?

Shkup, 29 korrik – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut me një orë vonesë e filloi punën pas vazhdimit të seancës së 71-të. Me nënshkrimet e 20 deputetëve Hysni Ismaili nga Alternativa është propozuar kryetar i ri i Kuvendit. Për këtë propozim për ta marrë fjalën u paraqitën 19 deputetë.

Koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, midis tjerash, shfaqi shpresë se Ismaili do ta respektojë Rregulloren për punë të Kuvendit, ligjeve dhe Kushtetutës.

Në rend dite të kësaj seance janë edhe raportet vjetore të Avokatit të Popullit si edhe raportet vjetore për punën e Këshillit gjykues, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Komisioni Shtetëror për Ankesa me furnizime publike për 2021.

Gjithashtu, do të debatohet edhe për Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për marrëdhënie pune si edhe për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kigjit për sigurim pensional dhe invalicor, me procedurë të shkurtuar.

Në këtë seancë, siç është potencuar në ueb faqen e Kuvendit, do të shqyrtohet edhe informacioni për regjistrimin e popullatës, amvisërisë dhe banesave në Maqedoninë e Veriut nga viti 2021.

Në rend dite është edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor, me procedurë të shkurtuar. Deputetët do të debatojnë edhe për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për infrastrukturë nacionale të të dhënave hapësinore të shtetit.

Midis tjerash, në rend dite të kësaj seance është edhe interpelanca e punës së kryetares së Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Midis Bashkësive, Sonja Mirakovska.

Për sot është caktuar edhe seanca e 82-të në rend dite të së cilës është Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për verën.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky