Ajo me siguri do jetë një subjekt filmash. Të rraskapitur por “të lumtur”. Katër fëmijët që u shpëtuan pasi qëndruan për 40 ditë në xhunglën kolumbiane po pushojnë në një spital ushtarak në Bogota, ndërsa Kolumbia po feston “mrekullinë”.
“Sapo pashë nipërit e mi. Para së gjithash, ata kanë jetën. Edhe pse janë shumë të rraskapitur, ata janë në duar të mira”, u tha gazetarëve gjyshja e tyre Fidencio Valencia, një vendase nga fisi Uitoto.
“Ata janë të lumtur që shohin familjen” tha gjyshi i tyre i cili vijoi më tej: Ata janë fëmijë të shkretëtirës dhe dinë të mbijetojnë në xhungël”.
Si arritën të mbijetonin katër vëllezërit e motrat në xhungël?
“Në fillim ata mbijetuan duke ngrënë pak miell (i cili ishte në avion) dhe më pas fara,” shpjegoi gjyshi i tyre.
Pasi u endën për 40 ditë në xhunglën Guaviare në Amazonë, Leslie (13), Soleini (9), Tien Noriel (4) dhe Christine (1) u gjetën të gjallë nga shpëtimtarët të premten pasdite.




