Agjencia Zhurnal.mk.

Hovenier – Qeverisë Kurti: Partneriteti ynë tashmë është në pikëpyetje

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se situata me dinarin ka ndikuar në partneritetin e SHBA-së me Kosovën.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për medie, Hovenier edhe një herë ka kërkuar pezullimin e rregullores së BQK-së, raporton Ekonomia Online.

Ai kërkoi partneritet me qeverinë e Kosovës, ai shprehu shqetësimin që Qeveria Kurti nuk u përgjigj pozitivisht në këtë.

“Jam i shqetësuar që tani në intervistat e tyre, po thonë që kjo nuk do të ketë ndikim në partneritetin tonë. Dua ta përsërish se kjo nuk është e vërtetë. Sic ka thënë O’Brien, kjo situatë tashmë ka ndikuar në partneritetin tonë.Kërkojmë nga Kosova dhe Serbia të angazhohen konstruktiv në këtë.Të lejohet Serbia të ofrojë ndihma që përfshijnë, pensionet, ndihma shëndetësore dhe arsimin”.

“Jim O’Brien, ka folur direkt këtë javë. Mesazhi i tij është i qartë, mesazhi im është i qartë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shqetësimë të mëdha lidhur rregulloren E kemi ngritur këtë shqetësim në public dhe në takime private. Ne nuk sfidojmë Kushtetutën e Kosovës ose pavarësinë e BQK-së, por i kërkojmë qeverisë së Kosovës që ta pezullojë zbatimin e rregullores”, tha ai.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky