Agjencia Zhurnal.mk.

Hoxha: Ende s’kemi vendosur se me kë do të koalicionojmë

Shkup, 13 shkurt – Edhe pse partia e tij tashmë është pjesë e ekzekutivit, Arjanit Hoxha thotë se Partia Demokratike Europiane merr pjesë në Qeveri për hir të simbolikës së kryeministrit të parë shqiptar.

“Pjesëmarrja në Qeverinë teknike është për shkak të simbolikës për shkak se kemi dashur me të vërtet të jemi pjesë e asaj që e quajmë se është bërë për herë të parë, që qeveria të udhëhiqet nga një kryeministër shqiptar”, tha Hoxha për TV21.

I pyetur se si do të shkojë PDE në zgjedhje, Hoxha tha se është ende herët dhe se ende nuk kanë vendosur se me kë do të koalicionojnë.

“Edhe njëherë e përsëris se është herët, normalisht që me zhvillimet e fundit në ASH, ku detyrimisht po shihet një përçarje apo një përplasje, kjo mund të hap edhe një tjetër opsion apo mundësi që do të duhet e kalimin e kohës të bisedohet apo të diskutohet”, shtoi Hoxha.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky