Agjencia Zhurnal.mk.

Humb jetën një person në Gjakovë, vetaksidendohet me motoçikletë

Një person i moshës 33-vjeç e ka humbur jetën në magjistralen Prizren-Gjakovë, si pasojë e një vetaksidenti.

Ngjarja tragjike ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në rrugën “Gasper Karaqi”, kur motoçiklisti ka pësuar vetaksident, duke e humbur kontrollin mbi motoçikletë dhe duke u përplasur në rrugë.

Në vendngjarje kanë dalë të gjitha ekipet relevante për të ndihmuar në situatën e krijuar, por mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen në vend të motoçiklistit.

“Një motoçiklist i moshës 32-33 vjeçare, i cili ka qenë pa helmete e ka humb kontrollin dhe ka humbur jetën. Ai ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Gjakovës dhe pasi ka kaluar rrethrrotullimin është rrëzuar nga motori dhe ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve”, ka theksuar Albin Sahatqija, komandant rajonal i trafikut në Gjakovë.

Ai ka bërë të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për t’iu nënshtruar obduksionit.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky