Agjencia Zhurnal.mk.

Hyundai ndan pamje nga dizajni i furgonit të ri elektrik ST1

Hyundai së fundmi ka zbuluar për herë të parë dizajnin e modelit të ri elektrik, furgonit ST1.

ST1 është një mjet plotësisht elektrik i cili mund të zgjerohet në varësi të qëllimit të përdorimit.

Pamjet e shpërndara nga prodhuesi i automjeteve na shpalosin detaje vetëm nga dizajni i jashtëm, pa specifika tjera teknike, shkruajnë mediat e huaja.

Ajo çfarë dihet është se ST1 është zhvilluar për t’u kujdesur për bizneset e vogla në Korenë e Jugut. Ai do të ofrohet si një furgon i rregullt ngarkesash, si furgon me frigorifer, dhe si furgon për pronarët që rinvojnë pajisjet që u nevojiten.

Marka thotë se ka zhvilluar ST1 me qëllimin për ta bërë më të lehtë ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave.

Bëhet e ditur se detajet e plota dhe çmimi i tij do të zbulohen në gjysmën e parë të vitit 2024.

Më pas, Hyundai synon ta shesë furgonin edhe në rajone tjera. 

Related posts

Katër adoleshentë australianë vodhën një Maserati Grecale dhe një Porsche Macan – por gëzimi i tyre ishte jetëshkurtër

D V

Mbushës i ri për veturat elektrike: Shpejtësia dhe performanca e lartë!

D V

SHBA vendosi tarifa brutale ndaj Kinës – kjo është goditja më e fuqishme ndaj veturave elektrike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky