Agjencia Zhurnal.mk.

“I hapte dyert e veturave, i merrte dhe ia shiste 22-vjeçarit”, 68-vjeçari nga Likova përfundon në paraburgim për katër vepra penale

Njësiti për punë të brendshme Qendër dhe Bit Pazar në kuadër të Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup, ka ngritur kallëzim penal kundër Sh.N.(68) nga Likova dhe kundër F.L.(22) nga Shkupi pasi siç bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme, ekzistojnë dyshimet se ka kryer pesë vepra penale.

Sh.N. dyshohet se ka kryer veprën penale “marrje të veturave”, prej të cilave tre janë në komunën Qendër dhe një në komunën e Aerodromit, ndërkaq F.L. dyshohet se ka kryer veprën penale “ndihmë”.

“I dyshuari i parë veprat i ka kryer në 2 muajt e fundit, kështu që duke përdorur forcë dhe me mjet i ka hapur dyert e veturave, i ka marrë veturat dhe i ka shitur te i dyshuari i dytë, ku veturat më pas janë demoluar dhe shitur për pjesë”, thuhet në njoftim.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se nëpunësit policorë me urdhër gjyqësor kanë kryer bastisje në hapësirat e F.L., ku janë gjetur një pjesë e madhe e veturave që dalin nga veprat penale.

Shtojnë se për rastin është njoftuar prokurori publik, me kërkesë të së cilit Gjykata ka shqiptuar edhe masën e paraburgimit për Sh.N..

Related posts

Nëntë raportime për dhunë në familje, shumica e rasteve ndaj grave

D V

Bastisje në rrethinën e Strumicës, gjendet drogë, arrestohet shpërndarësi

D V

Ndalohet një 45-vjeçar nga Strumica, kapet me lëndë narkotike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky