Agjencia Zhurnal.mk.

I ofrojnë 200 milionë €, presidenti më jetëgjatë në Itali drejt pensionit

Giampaolo Pozzo është presidenti më i vjetër në Serie A. 81-vjeçari qëndron në krye të Udineses prej vitit 1986.

Familja Pozzo zotëroi edhe klubin e Granadës në Spanjë për gjashtë vite (2010-2016), ndërkohë që janë pronarë të Watfordit në Angli prej vitit 2012.

The Athletic shkruan se klubi friulan po kërkohet të blihet nga investitorë amerikanë. Fondi “890 Fifth Avenue Partners” po bisedon prej ditësh me familjen Pozzo për të blerë një pjesë të konsiderueshme të aksioneve të klubit bardhezi.

Bisedimet mes palëve vazhdojnë prej ditësh dhe ndodhën në fazë të avancuar, teksa raportohet se Pozzo pritet të përfitojë 200 milionë euro në këtë operacion, që do kthente fondin amerikan si aksionarët kryesorë të klubit italian.

Udinese e ka nisur shumë mirë sezonin 2022/2023 në Serie A. Bardhezinjtë renditen pas javës së 11-të në vendin e gjashtë në renditje me 21 pikë, duke qenë momentalisht tri pikë larg zonës Champions.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky