Agjencia Zhurnal.mk.

I rrejshëm denoncimi për bombë të vendosur në ndërtesën e Bankës Popullore

Shkup, 13 janar – Ministria e Punëve të brendshme e informoi opinionin se është i rrejshëm denoncimi për gjoja vendosje të bombës në ndërtesën e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shkup. Falë protokoleve të vendosura për siguri nga viti i kaluar për institucionet, ndërsa të cilët edhe Banka i implementon, siguria është e garantuar me shkallë të lartë, kumtuan nga MPB-ja.

“Sot (13.01.2024) pas denoncimit të marrë gjoja bombë të vendosur, nga ana e Njësititi për antiterrorizëm pranë Byrosë për Siguri Publike janë bërë kontrollet e nevojshme dhe është konfirmuar se bëhet fjalë për denoncim të rrejshëm. Apelojmë deri te qytetarët që të mos sheqtësohen. Institucionet kanë obligim t’i ndjekin dhe implementojnë masat e Qeverisë në të tërësi dhe në këtë mënyrë ta përforcojnë sigurinë në objektet e tyre”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Nga 26 tetori i vitit 2022 në RMV disa herë është denoncuar se në email-adresat e disa shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Krahas shkollave të mesme dhe fillore,ka pasur edhe raportime anonime për bomba të vendosura edhe në institucione dhe qendra tregtare.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky