Agjencia Zhurnal.mk.

Ibrahimi kërkon të krijohet Fondi Emergjent për komunat: Dëmet nga vërshimet e fundit s’janë kompensuar ende

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka kërkuar që të krijohet Fondi Emergjent për komunat, në mënyrë që qytetarët e prekur nga fatkeqësitë natyrore të kompensohen më shpejt.

Në një prononcim për Telegrafin, Ibrahimi ka thënë se dëmet e shkaktuara nga vërshimet e fundit ende nuk janë kompensuar.

“Ende dëmet nga vërshimet e fundit nuk janë kompensuar”, ka deklaruar ai duke shtuar se e gjithë kjo ndodh për shkak të “burokracisë së tepruar në nivelin qendror”.

“Ka me muaj të tërë që komunat i kanë dërguar të gjitha shënimet në nivel qendror dhe niveli qendror ende nuk ka nisur pagesat ndaj të të prekurve nga vërshimet e muajit janar të këtij viti. Për këtë arsye është e domosdoshme krijimi i Fondit Emergjent për komuna në mënyrë që qytetarët e prekur nga këto fenomene të kompensohen më shpejt. Është e tepërt të theksohet që për shkak burokracisë së tepruar, bujqit nga vërshimet e vitit të kaluar ende nuk janë kompensuar, p.sh në komunën e Rahovecit. Çfarë absurdi!!??”, ka thënë mes tjerash Ibrahimi.

Ndryshe, përmbytjet e mëdha që kanë përfshirë Kosovën në fillim të këtij viti kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë, ekonomi familjare, biznese dhe automjete.

Qytetarët që kanë pësuar nga vërshimet e fundit ende janë në pritje të ndihmës së shtetit për të filluar renovimin e shtëpive.

Dëmet në komunat Skenderaj, Mitrovicë, Klinë e Istog kapin vlerën e disa dhjetëra miliona eurove. 

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky