Agjencia Zhurnal.mk.

Icardi largimi i parë nga PSG, klubi i cakton edhe çmimin e largimit

Mauro Icardi është në krye të listës së largimeve nga Paris Saint German.

Sulmuesi argjentinas është pjesë e parisienëve që nga viti 2019, por realisht asnjëherë nuk ka arritur që të jetë pjesë e rregullt e formacionit bazë.

Me ardhjen e Messit në Parc de Princes, hapësirat e Icardit janë minimizuar shumë dhe ai nuk po ka minutat e duhura.

L’Equipe ka raportuar se PSG e ka nxjerr në shitje dhe Icardi është lojtari i parë që do të largohet nga gjiganti francez gjatë janarit.

Parisienët duan të fitojnë rreth 50 milionë euro nga shitja e tij, por kjo shumë është shumë vështirë të paguhet nga klubet, sidomos në afatin e dimrit.

Juventusi mbetet skuadra favorite për ta marrë argjentinasin, por oferta për të ka edhe nga Anglia me Newcastle United e West Ham që e duan.

Largimi i 28-vjeçarit nga Parc de Princes është i pashmangshëm, por mbetet të shihet skuadra e tij e re. 

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky