Agjencia Zhurnal.mk.

Ikja nuk po njeh moshë a profesion, mjekët ikin me të madhe nga Maqedonia e Veriut!

Shkup, 11 Janar – Ikja nga Maqedonia e Veriut nuk po njeh moshë e profesion, të rijnë e të moshuar, me ose pa profesione po zgjedhin rrugën e njëjtë atë drejtë Gjermanisë. Së fundmi që është shqetësuese janë shifrat e larta të mjekëve që po e lëshojnë vendin. Në pesë vitet e fundit, 939 mjekë janë larguar nga vendi, sipas të dhënave nga licencat e lëshuara për të punuar jashtë shtetit. Por kush do të kujdesit për shëndetin e qytetarëve që kanë mbetur në këtë vend. Në disa komuna të vendit si Dojran dhe Çashkë nuk ka fare mjekë amë. Nëse vazhdon ky trend i ikjes, për 5 deri në 10 vjet nuk do të kemi fare mjekë amë, ka paralajmëruar kryetar i mjekëve të përgjithshëm Dragan Gjorgjievski. Pasojat e kësaj ikjeje kuptohen nëse kthehemi vetëm dy vite në kujtesë kur e gjithë bota u përballë me krizën shëndetësore të shkaktuar nga pandemia, në Maqedoninë e Veriut përpos që mungon kapacitetet spitalore ku të hospitalizohen pacientët, mungonte edhe një numër shumë i madh i stafit mjekësor. E kjo nuk ishte mungesë e rastësishme por si pasojë e ikjes graduale e në heshtje, shkruan Zhurnal.

Ikja e mjekëve është shqetësuese për shëndetin e qytetarëve-

Së fundmi janë shqetësuese shifrat e larta të mjekëve që po e lëshojnë vendin. Në pesë vitet e fundit, 939 mjekë janë larguar nga vendi, sipas të dhënave nga licencat e lëshuara për të punuar jashtë shtetit. Por kush do të kujdesit për shëndetin e qytetarëve që kanë mbetur në këtë vend. Në disa komuna të vendit si Dojran dhe Çashkë nuk ka fare mjekë amë. Nëse vazhdon ky trend i ikjes, për 5 deri në 10 vjet nuk do të kemi fare mjekë amë, ka paralajmëruar kryetar i mjekëve të përgjithshëm Dragan Gjorgjievski.

“Po potencoj edhe një herë se na duhen reforma më të shpejta dhe zbatimi i reformave që të mund mjekët e rinj të qëndrojnë në këtë vend, sepse mjekët që punojnë në shtëpitë e shëndetit te koncensionerët përballen me probleme serioze. Me ikjen e pronarit jashtë shtetit ose daljes në pension, ngelim në rrugë bashkë me infermieret. Ky problem është që 10 vjet dhe nuk po gjendet asnjë zgjidhje”, tha Dragan Gjorgjievski, specialist i mjekësisë familjare.

Për mungesën e mjekëve dhe shërbimeve në disa ambulanta, ministri i Shëndetësisë Bekim Sali ka thënë se duhet të reduktohet numri i institucioneve shëndetësore nëpër disa komuna, duke marrë si shembull Strugën dhe Ohrin.

“Reduktimi i institucioneve shëndetësore por jo edhe i vendeve të punës. Që nënkupton se nuk kemi nevojë që në dy qytete të afërta të kemi 8 kujdestari kur mund të kemi dy, domethënë mund të racionalizohen të gjitha këto dhe ne po punojmë në atë drejtim”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.

Çfarë është bërë për të ndalë ikjen e mjekëve?

Si duket në vendin tonë çdoherë ka diagnostikim të problemeve dhe dukurive të dëmshme, por që rrallë herë apo asnjëherë nuk merren masa parandaluese ose të paktën kurim i i problemeve shqetësuese. Në rastin në fjalë për të ndalë ikjen e mjekëve nuk është marrë as edhe një masë e vetme konkrete për të parë si përpjekje që ndalon këtë ikje që është shumë e dëmshme për vendin.

Institucioni përgjegjës, Ministria e Shëndetësisë, shpesh e ngrit si çështje problematike dhe shqetësuese por asnjëherë nuk ofron një program apo strategji afatgjate që do të ndalte këtë ikje, pse jo të jetë një strategji e mirë hartuar që edhe ata që kanë ikur të kthehen. Por, është krijuar shprehi e zakonshme që në vend të veprimit përfundon gjithçka vetëm me diskutim verbal ose në letër e asgjë në vepër.

Ministria e Shëndetësisë në koordinim me institucionet tjera duhet tu mundësojë mjekëve të rijnë specializimin e tyre në fushat përkatëse me shumë të ulëta por edhe atyre mjekëve që nuk kanë libreza partiake. Në këtë formë të plotësohet edhe deficiti i specialistëve në fusha më specifike si, anesteziologët, infektologët, urologët, e të tjera. Pagat që marrin mjekët në këtë vend janë fyese deh nënvlerësuese të mundit të tyre përgjatë studimeve dhe duke zgjedhë profesionin i cili në vete ngërthen edhe mision human.

Stimulimi dhe motivimi i studentëve të studiojnë mjekësi dhe të vazhdojnë specializimin e tyre duke ju garantuar punë që vlerësohet financiarisht dhe moralisht, pasi pothuajse nuk kalon një muaj pa u rrahë ndonjë mjek brenda vendit në ndonjë spital. Siguria fizike, stabiliteti ekonomik, përkrahja shtetërore për specializim janë masat kryesore që duhet të ndërmerren nga institucionet përgjegjëse për të ndalë ikjen e mjekëve. Pra, duhet me urgjencë të rrisin pagat e punonjësve shëndetësor më e rëndësishme se rritja e pagave për punonjësit shëndetësor është edhe rritja e buxhetit në përgjithësi për shëndetësinë dhe krijimi i kushteve nëpër spitalet publike.

Pasojat e ikjes së mjekëve?

Ikja e të gjithë qytetarëve pavarësisht profesionit apo moshës së tyre prodhon pasoja të pashlyeshme në vendin tonë, posaçërisht për qytetarët që veçmë kanë nda mendjen për të qëndruar në vend. Por, kur flasim për një ikje të tillë që është kaq e madhe e profesionistëve shëndetësor kjo ndikon në kualitetin e shërbimeve të institucioneve shëndetësore sidomos publike. Mungesa e mjekëve dhe specialisteve në fushat përkatëse krijon kaos në sistemin shëndetësor, sepse qytetarët sidomos të moshuarit përballen me probleme shëndetësore që kërkojnë përkujdesje të vazhdueshme.

Pasojat e ikjes së mjekëve më së mirë u kuptuar gjatë krizës pandemike, ku i gjithë vendi hyri në një krizë dhe u zu në befasi pa pas kapacitete të mjaftueshme për të menaxhuar me situatën e krijuar. Qytetarët në hallë kërkonin ndihmë spitalet në hallë kërkonin mjekë e infektologë, e kjo mungesë mbase nuk ishte e rastësishme por si pasojë e ikjes graduale të mjekëve që po e bëjnë në heshtje sepse e dinë që edhe po krijuan zhurmë nuk dëgjohen sërish. /Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky