Agjencia Zhurnal.mk.

Ilire Dauti: Qeveria po i mashtron qytetarët me uljen e TVSH-së për energji vetëm për një vit

Shkup, 15 korrik – Jemi këtu për të demaskuar edhe një herë politikën mashtruese të Qeverisë në raport me uljen e TVSH-së nga 18 për qind në 5 për qind për amvisëritë, për faktin që në Komisionin për Financa dhe Buxhet, edhe pse koalicioni jonë pati propozuar nëpërmjet amendamentit që TVSH nga 18 për qind në 5 për qind të vlejë për 10 vitet e ardhshme dhe jo vetëm për një vit aq sa e ka paraparë Qeveria, ky propozim i joni nuk u pranua, tha në konferencën për shtyp, Ilire Dauti deputete e koalicionit Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa.

Me atë që propozimi i tyre nuk u pranua, sipas Dautit më tej, ata edhe një herë e vërtetuan mashtrimin politik të Qeverisë.

“Qëllimi i vërtetë është që t’u shërbejë vet Qeverisë për politikat e tyre zgjedhore që do vlejë vetëm për vitin zgjedhor. Mirëpo, nuk e ka për qëllim ndihmën e vërtetë të qytetarëve që mund t’u jepet nëpërmjet zvogëlimit të TVSH-së , sidomos tani që kemi rritje të energjisë elektrike prej 12,36 për qind”, potencoi Dauti.

Ajo në konferencën për shtyp potencoi edhe se Ligji për shtetësi ka hyrë në Kuvend, dhe bëri thirrje që kryeparlamentari Xhaferi ta thërrasë seancën

“Çështja në raport me ligjin për shtetësi pasi ne e kryem pjesën teknike dhe e dërguam ligjin në Qeveri, i njëjti është sjellë në Kuvend dhe tanimë është në përgjegjësinë e kryeparlamentarit dhe është detyrë e tij që sa më shpejtë në një nga seancat e radhës ta fusë si pikë të rendit të ditës”, shtoi deputetja Dauti.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky