Industria e mishit kërkon heqjen e të dhënave doganore. Ata thonë se në nivel vjetor përballen me rënien e prodhimit për 30%. Nëse nuk bëhen ndryshimet e nevojshme ligjore ata thonë se do të jenë të detyruar ta mbyllin biznesin, ose ta transferojnë në vendet fqinje.
Ata theksojnë se nuk janë në pozitë të barabartë me prodhuesit nga jashtë, pasi për importimin e produktve të gatshme nuk paguhen tatime, ndërsa kompanitë vendore pagujnë doganë për import të lëndës së parë edhe atë prej 20 deri në 35%.
“Në këtë mënyrë kompanitë jo vetëm që janë vënë në pozitë që ti mbyllin kapacitetet e tyre prodhuese apo të shpërngulen jasht vendit. çmimet e lëndës së parë janë rritur prandaj kjo industri po përballet me humbje të mëdha. Sipas të dhënave të kompanive po shënohet rënie e prodhimit prej 20 deri në 30%” – deklaroi Vasko Ristovski nga Oda Ekonomike.
Poashtu prodhuesit e mishit kërkojnë kushte të njëjta edhe gjatë kontrollit të mishit si për prodhuesit vendorë ashtu edh epër importuesit.
“Kontrolla nuk na pengon fare, ne e përkrahim dhe gjithmonë e kemi përkrahur, por ajo duhet të[ jetë e njetë për të gjith. Në rastin konkret pse kompanitë vendore janë gjithmonë të parat në sulm, ndërsa nuk kontrollohen fare importuesit. padrejtësisht fitohet përshtypje te konsumatorët se prodhuesit vendorë janë më jo cilësorë se sa importuesit” – u shpreh Goce Trajçev nga Grupi i Përpunimit të Mishit dhe Produkteve të Mishit.
Duke kërkuar pozitë të barabartë me konkurrencën nga jashtë, prodhuesit vendorë thonë se janë të gatshëm të rrisin rrogat dhe numrin e të punësuarve në këtë industri.