Shkup, 28 shkurt – Për të miratuar një ligj të ri për substanca psikotrope në përputhje me rregulloret evropiane dhe të formohet agjenci e cila drejtpërdrejtë do të jetë përgjegjëse në industrinë e kanabisit pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut.
Sipas kryetarit të Asociacionit, Orce Jordanovski, qëllimi është që fillimisht t’u ndihmohet pacientëve me sëmundje të rralla. Por, zgjidhja ligjore ka ngecur në Parlament sepse nuk ka unanimitet mes aktorëve politikë.
Rezultatet fillestare të anketës së Asociacionit tregojnë se vetëm qytetarët e kuptojnë rëndësinë e rregullimit të industrisë së kanabisit që për momentin numëron 67 kompani të regjistruara me licencë për kultivimin e kanabisit mjekësor, prej të cilave 35 janë aktive.
Siç theksoi Jordanovski, kompanitë presin me ligjin të zgjidhen edhe disa probleme aktuale, siç është kushti i paraparë – kompani duhet të ketë një farmacist-teknolog të punësuar për të marrë licencë, ndërsa kuadro të tilla në vend ka shumë pak dhe në këtë rast, tregoi Jordanovski, shumica janë para pensionit. Në Evropë, ndërkaq, që të merret licencë, mund të punësohen edhe kimistë, teknologë, si dhe biokimistë.
Sipas tij, bëhet fjalë për një industri moderne për të cilën vendet si Gjermania krijojnë strategji shtetërore.
“Nuk duhet Maqedonia e Veriut të lejojë të degradojë infrastrukturën tashmë ekzistuese të kësaj industrie e cila mund të sjellë përfitim të madh ekonomik dhe e cila ka investuar përafërsisht një miliard euro, ndërsa punëson mbi 1.000 persona, plus indirekt edhe një numër të madh nënkontraktorë në fusha të ndryshme ofrojnë shërbime, pajisje dhe materiale”, potencoi Jordanovski.
Igor Angeleski nga Asociacioni informon se periudhën e kaluar gjashtë kompanive u janë marrë licencat për punë, ndërsa në procedurë për marrjen e licencave të reja janë 10 kompani prej të cilave shtatë i përmbushin kushte dhe janë në fazën përfundimtare për leje për punë.
Ai shtoi dhe se sistemi për kultivimin e kanabisit mjekësor te ne është i ndryshëm nga shumica e vendeve në Evropë, sepse ne e kemi pranuar Modelin kanadez të bazuar në kompani private, në vend që prodhimi nën monopol shtetëror, si në Gjermani.
Kërkesa e Asociacionit që të përgatitet një analizë profesionale mbi bazë të nevojave reale dhe në të të përfshihen prodhuesit, fella profesionale, pacientët, Ministria e Shëndetësisë, Byroja për Barna, strukturat e sigurisë, Drejtoria e Doganave.