Gianni Infantino është takuar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Kreu i FIFA-s u mirëprit në Zyrën e Presidentes, i shoqëruar nga kryetari i FFK-së – Agim Ademi, kryetari i FShF-së- Armand Duka, presidenti i FFM-së – Muhamed Sejdini, Mattias Grastfrom – zv.sekretar i përgjithshëm i FIFA-s, Alasdair Bell, zv.sekretari i përgjithshëm i administratës së FIFA-s, Youri Djorkaeff, këshilltar i lartë i futbollit dhe Federico Raviglione, menaxher i zyrës së presidentit Infantino.
I pari i shtëpisë më të madhe të futbollit do të diskutojë me të gjithë mikpritësit për mënyrat e përmirësimit të futbollit në Kosovës.
Pos Osmanit, ai do të takohet edhe me kryeministrin, Albin Kurti, kryetarin e komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrullah Çekun.