Agjencia Zhurnal.mk.

Infeksionet nga pishinat janë serioze, të respektohen rregullat për higjienë

Shkup, 29 korrik – Uji i pishinave të kryeqytetit është i pastër dhe i sigurt. Kështu flasin të dhënat e fundit të Qendrës për Shëndet Publik nga mostrat e marra. Qendra për Shëndet Publik kontrollon çdo javë nivelin e klorit dhe aspekteve të tjera të sigurisë së pishinave publike dhe një pjesë të atyre private të Shkupit. Nga Inspektorati Sanitar Shëndetësor thonë se nuk kanë konstatuar parregullsi gjatë inspektimeve të tyre në terren.

“ Sa i përket cilësisë së ujit, nga rezultatet e analizave mikrobiologjike të kryera nga Qendra për shëndet Publik, sistemi për pastrim dhe i klorimit të ujit, në mënyrë të rregullt kryhet mbikëqyrje edhe të kushteve sanitare dhe higjienike të objekteve përcjellëse të pishinave siç janë gardërobat, blloqet sanitare e të ngjashme. Për momentin mund të themi se në bazë të kontrolleve inspektuese të cilat Inspektorati Sanitar Shëndetësor i kryen, nuk kemi konstatuar në asnjë pishinë ujë të sigurta për zhytje të qytetarëve”, thonë nga Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor.

Larja në pishinë mund të kthehet në përhapje të sëmundjeve të ndryshme infektive derisa uji nuk përmbush standardet e duhura higjienike, alarmojmë mjekët.

“Infeksionet më të shpeshta janë ato urinare. Mund të jetë prezentë dhe esherihija koli, mund të jetë prezentë dhe pseudomonas – e cila është baktere e cila ndodhet në ujërat e pishinave dhe e cila rëndë tejkalohet. Prandaj kisha apeluar që vetë frekuentuesit e pishinave të mos shkojnë në pishina ku uji nuk është në nivel të lartë ku nuk ka klorim të rregullt dhe të kenë kujdes që pas çdo shkuarje në pishinë në shtëpi të shpëlajnë trupin me ujë të pastër. Konsideroj se pishinat e Shkupit të cilat ne i kontrollojmë, janë të sigurta për zhytje në to”, deklaroi Lupco Kostadinovski, Sektori për Higjienë – Qendra për Shëndet Publik.

Standardet e patjetërsueshme të cilat të gjitha pishinat duhet t’i plotësojnë janë: vendosja e dezinfektuesve përpara hyrjes në pishinë, qytetarët të bëjnë dush përpara se të hyjnë në ujë, tualetet nuk guxojnë të jenë të pista apo pa mjete higjienike si sapun duarsh apo ujë, të mos zhyten personat të cilët kanë ndonjë plagë në trup me qëllim që ajo të mos e ndot ujin, si dhe të mos urinohet brenda ujit të pishinave gjë që mund të rezultojë me një sërë infeksionesh. Po ashtu e domosdoshme është që fëmijët e vegjël të mos lejohen të hidhen në ujë nga ndonjë lartësi që posedon pishina.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky