Agjencia Zhurnal.mk.

Influencuesja Sophia Barclay thotë se Neymar ka kryer marrëdhënie seksuale me sërfistin brazilian Pedro Scooby

Influencuesja e njohur braziliane, Sophia Barclay, ka bërë një deklaratë bombastike në media.

Ajo ishte e ftuar në një shfaqje televizive në vendin e saj dhe zbuloi diçka që përfshin drejtpërdrejt futbollistin e famshëm, Neymar Jr, shkruan Marca.

Sipas Barclays, futbollisti i Paris Saint-Germain ka pasur marrëdhënie seksuale me një tjetër burrë të famshëm brazilian gjatë një feste që ai organizoi vetë në mes të pandemisë COVID-19.

Ky zbulim ka vënë edhe një herë në qendër të vëmendjes Neymar Jr dhe siç është bërë trend vitet e fundit, nuk ka asnjë lidhje me performancën e tij sportive.

Sophia Barclay (Foto: Sophia Barclay/Instagram)

Aktualisht i fokusuar në ndeshjet miqësore të PSG-së në Japoni, braziliani duhet të përballet tashmë me skandalin jashtë fushës që ka dalë pas deklaratave të Sophia Barclayt.

Gjatë emisionit televiziv brazilian ‘Chupim’, Barclay zbuloi lajmin bombastik që implikon Neymar Jr. Siç pretendohet nga influencuesja e Amerikës së Jugut, futbollisti i PSG-së u përfshi në marrëdhënie seksuale me një burrë në një festë të fshehtë që ai organizoi gjatë pandemisë.

“Të dy kanë bërë seks me njëri-tjetrin. Më pas, unë dhe vajza u futëm në mes, dhe ata u puthën, të gjithë putheshin. Nuk kishte kufi”, tha ajo.

Neymar (Foto: Neymar/Instagram)

“Për të parandaluar rrjedhje të tilla, Neymar i detyroi të gjithë të pranishmit në festë të linin celularët e tyre në një dhomë të veçantë, të ruajtur nga njerëz që ai besonte”, shtoi ajo.

Përveç kësaj, ata duhej të nënshkruanin një marrëveshje konfidencialiteti. Barclay rezistoi dhe refuzoi të nënshkruante marrëveshjen dhe tani ajo ka ekspozuar të vërtetën për atë që ndodhi në atë festë sekrete.

Njeriu me të cilin Neymar dyshohet se ka pasur marrëdhënie seksuale është Pedro Scooby. Ai është një sërfist i ri brazilian, i njohur jo vetëm për aftësitë e tij në përballimin e valëve, por edhe për jetën e tij private.

Pedro Scooby (Foto: Pedro Scooby/Instagram)

Ai ka tre fëmijë me aktoren Luana Piovanni, të cilën e la për të ndjekur një romancë me këngëtaren e njohur Annita.

Duke e rritur akoma më shumë famën e tij, Pedro Scooby mori pjesë në edicionin e fundit të Big Brother Brazil. Ai numëron gjithsej gjashtë milionë ndjekës në Instagram. 

Related posts

“A ke merak për bashkëshortin jashtë”, përgjigja epike e Françeskës bën banorët të ‘shpërthejnë’ në të qeshura

D V

Robert Berisha uron vajzën për ditëlindje: Sot nëntë vjet më zbukurove jetën

D V

Festivali i Filmit në Kanë: Lea Seydoux, Heidi Klum, Eva Green, Greta Gerwig dhe Meryl Streep shkëlqejnë gjatë prezantimit të filmit “Second Act”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky